Besnik Hasi është zyrtarizuar trajner i skuadrës arabe, Al Ahli.

Trajneri gjakovar do të marr drejtimin e skuadrës që është katër herë kampione e Arabisë Saudite.

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ka drejtuar edhe skuadrën Al-Read në tri vitet e fundit.

Më parë Hasi ka drejtuar Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos.

49 vjeçari është përmendur edhe si trajner i mundshëm i Kosovës.

#WELCOME_HASI 💚 pic.twitter.com/xDYw0RA85j

— النادي الأهلي السعودي (@ALAHLI_FC) June 6, 2021