Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi

Besart Berisha rikthehet zyrtarisht në kampionatin australian A-League. Sulmuesi kosovar pasi mbylli eksperiencën japoneze me Hiroshiman ka firmosur me skuadrën e Western United.

Ky mund të konsiderohet një transferim surprizë pasi bëhet fjalë për një skuadër të re që është krijuar vetëm në vitin 2017 dhe sapo ka marrë licensën për të garuar në elitën e futbollit australian A-League.

Trajneri Mark Rudan kishte shumë nevojë për një lojtar me eksperiencë të madhe si Berisha i cili është golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave në Australi falë 116 golave të realizuar në A-League me fanellat e Brisbane Roar dhe Melbourne Victory.

Nuk bëhen ende të ditura termat e kontratës dhe ato financiare të 34-vjeçarit me Western United por e rëndësishme është që Berisha është rikthyer në Australi dhe më konkretisht në qytetin e Melbourne.

loading…