Zyrtare: Bernard Challandes nënshkruan kontratë të re me Kosovën

Trajneri, Bernard Challandes ka rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Challandes nënshkroi deri në vitin 2022 me Kosovën të hënën në një konferencë për media në Prishtinë, para ndeshjeve të shtatorit në Ligën e Kombeve.

Marrëveshja e re u arrit ditë më parë, pas një takimi që presidenti Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu e kanë zhvilluar me trajnerin zviceran, ku palët ranë dakord që ta vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët edhe për dy vjet të tjera.

Në anën tjetër, edhe Challandes është i kënaqur me punën, kushtet dhe gjithçka që ofron FFK-ja. Tani, përqendrimi është tek dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Greqisë, me shpresë dhe besim për suksese të reja.