ZYRTARE: Bennacer lojtar i Milan

Skuadra e Milan ka zyrtarizuar Ismail Bennacer si lojtarin më të ri në ‘San Siro’.

Mesfushori algjerian, Bennacer, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën e Milan.

Lojtari kaloi nga Empoli në ‘San Siro’, dhe ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

Bennacer ka pasur paraqitje mjaft të mira edhe në Kupën e Afrikës së fundmi, ku me kombëtaren e Algjerisë fitoi edhe finalen kundër Senegalit, për të fituar trofeun e madh.

Algjeriani kishte kaluar tek Empoli në vitin 2017, dhe sezonin e kaluar tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjet e tij të mira.

loading…