Pas shumë spekulimeve gjatë kohës së fundit, kampioni gjerman, Bayerni, e ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit anësor të Francës dhe Stuttgartit, Benjamin Pavard.

Ai do t’i bashkohet skuadrës gjermane në korrik të këtij viti.

Këtë transferim e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic. Për ta arritur marrëveshjen me Stuttgartin, drejtuesit e Bayernit u detyruan t’i shpenzojë 35 milionë euro

“Mund ta konfirmojë se Benjamin Pavard do t’i bashkohet skuadrës tonë përmes një marrëveshjeje pesëvjeçare që nga 1 korriku 2019”, ka thënë Salihamidzic.

22-vjeçari ishte titullar për Francën në turneun e Kupës së Botës në Rusi, ku ai luajti në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë. Ndër të tjerash, ai i ndihmoi skuadrës së Didier Deschamps duke e shënuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen kundër Argjentinës që u emërua si goli më i mirë i turneut.

Pavardi, i cili njihet për pasimet e tij të mira, i refuzoi shumë oferta nga klube të mëdha evropiane gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar pasi që besonte se i kishte borxh Stuttgartit, ku ishte transferuar nga Lille në vitin 2016.

Megjithatë, tani që ka kaluar pjesa e parë e sezonit, Stuttgarti rrezikon të bie nga Bundesliga. Për të mos rrezikuar të luajë në nivelin e dytë të futbollit në Gjermani, Bundesliga 2, Pavardi ka arritur marrëveshje me Bayernin për një transferim në fund të sezonit.