Zyrtare: Barella është lojtar i Interit, bëhet më i shtrenjti në histori

Tashmë edhe zyrtarisht Nicolo Barella është lojtar i Interit. Ai është trasnferuar në formë huazimi me detyrim blerje vitin e ardhshëm që në total do të kushtojë 45 milionë euro. Barella ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me ekipin e Antonio Contes.

Interi ka konfirmuar se ka arritur marrëvesje me Cagliarin për trasnferimin e mesfushorit italian, Nicolo Barella.

Ai është blerë për 45 milionë euro, plus 4 të tjera në formën e bonuseve, duke u shndërruar kështu në lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit zikaltër.

Inter do të paguajë 10 milionë euro për huazimin deri më 2020 dhe më pas është i obliguar që t’i derdhë edhe 25 milionë euro në arkat e Cagliarit, kurse plus 10 milionë do të shkojnë bonuse, në bazë të paraqitjeve.

Lojtari ka qenë të premten në Milano ku ka kryer testet mjekësore dhe tani do të fluturojë për Lugano për t’u takuar me shokët e skuadrës para se të nisen për turin parasezonal në Kinë.

Barella ka luajtur plot 121 ndeshje në Serie A dhe vetëm 20 vjeç u bë kapiten i skuadrës nga Sardenja, duke shfaqur vlerat e duhur të një lideri brenda grupit. Mesfushori është pjesë e ekipit kombëtar të Italisë, nga mosha 15 vjeçare e deri tek ekipi i parë, ku numëron 7 paraqitje dhe dy gola të shënuar.