FC Barcelona dhe Andreas Christensen kanë arritur një marrëveshje që lojtari t’i bashkohet klubit pasi kontrata e tij me Chelsean i erdhi fundi.

Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja e klubit katalunas, shkruan Demokracia.com.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe klauzola e tij e blerjes do të jetë 500 milionë euro.

Barcelona ka njoftuar se të enjten, më 7 korrik, do të bëhet prezantimi i Christensen.

26-vjeçari më parë ka qenë pjesë e Chelseat, Borussia Monchengladbach e Brondbyt

✍️ Barça sign Andreas Christensen until 2026!

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 4, 2022