Barcelona ka paguar 3.2 milionë euro tek Groningen për të marrë shërbimet e Ludovit Reis.

Reis luan si mesfushor, është 18 vjeç dhe për momentin është një përforcim për Barça B. Klauzola e tij e largimit është vendosur 100 milionë euro.

🔵🔴📝 LATEST NEWS: Dutch midfielder Ludovit Reis joins Barça from FC Groningen, where he played 50 official games, signing a deal for the next three seasons

👏 Welcome, Ludovit!

👉 https://t.co/KSjj09muQI #ForçaBarça pic.twitter.com/tpX3c4Tw2u

— Barça Atlètic (@FCBarcelonaB) May 23, 2019

Mesfushori holandez ka kaluar të mërkurën pasdite testet mjekësore dhe firmosi kontratë 3-vjeçare me katalanasit (qershor 2022).

Reis ka dy sezone që aktivizohet me Groningen në Eredivisie dhe prej vitit 2018 ka marrë pasaportën holandeze, duke qenë se prindërit e tij janë sllovakë. Mesfushori është pjesë e përfaqësueses së “Tulipanëve”, ku ka luajtur me ekipin e U19 dhe tani është pjesë e ekipit U21.

Djaloshi i lindur në Haarlem ka debutuar me ekipin e parë të Groningenit që në tetor 2017 dhe gradualisht ka fituar terren, aq sa në sezonin aktual ka luajtur 31 herë në kampionatin holandez, 28 herë në formacionin titullar.