ballkani

Zyrtare: Ballkani transferon mesfushorin brazilian

Kampioni i Kosovës ka prezantuar mesfushorin brazilian Queven da Silva Inácio.

Ai është zyrtarizuar sot disa ora para përfundimit të afatit kalimtar dhe do të jetë nën dispozicion të trajnerit Ilir Daja për pjesën e mbetur të kampionatit të Kosovës.

Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Shkupit të Maqedonisë së Veriut.

“Të dashur tifozë

Braziliani Queven da Silva Inácio, është futbollisti i radhës që i bashkohet kampionëve tanë.

25 vjeçari e forcon edhe më shumë mesfushën tonë, drejt ambicieve që kemi në kompeticionet në të cilat synojmë të triumfojmë.”, ka shkruar KF Ballkani në Facebook. /Ballkani.info