Arjen Robben ka konfirmuar se është pensionuar nga futbolli.

Anësori 35-vjeçar u largua nga Bayern Munich këtë verë pasi e mbaroi kontrata me klubin dhe që prej atëherë u përfol se ai mund të kthehej te njëri prej ish-klubeve të tij, Groningen apo PSV.

Por, ish-përfaqësuesi i Holandës, ka vendosur t’i thotë lamtumirë futbollit duke i varur këpucët në gozhdë.