FFK-ja ka vendosur për anulimin e ndeshjes Prishtina – Trepça ’89, e cila ishte e paraparë të zhvillohej ditën e diel.

FFK kishte vendosur që në muajin tetor Prishtina ndeshjet si vendas të mos i zhvillojë në “Fadil Vokrri”, por ky vendim nuk u përfill nga kryeqytetasit.

Kjo si duket nuk i ka pëlqyer FFK-së, e cila ka anuluar ndeshjen dhe e ka shtyer për një afat të pacaktuar, njofton Trepça ’89.

Njoftimi i plotë nga Trepça ’89:

𝐀𝐍𝐔𝐋𝐎𝐇𝐄𝐓

Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton publikun futbollëdashës se pas njoftimit nga Federata e Futbollit e Kosovës për anulimin e ndeshjës së xhiros së 9-të FC Prishtina – KF Trepça’89 e cila ishte e paraparë të zhvillohej nesër ditë e Diel me fillim nga ora 13:00 është anuluar dhe shtyer për një afat të papërcaktuar.