Zyrtare: Anulohet ndeshja Manchester United-Liverpool

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit në Premierligë, është shtyrë për një datë ende të papërcaktuar, për shkaqe sigurie pas futjes së dhunshme të tifozëve në stadiumin Old Trafford.

Ndeshja duhej të fillonte në orën 17:30, por është pezulluar për çështje sigurie dhe do të zhvillohet në një datë tjetër, konfirmon Unitedi.