Zyrtare: Amir Rrahmani te Napoli deri në vitin 2027

Napoli dhe Amir Rrahmani kanë vazhduar marrëveshjes mes tyre deri në vitin 2027 me opsion për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, ishte ndër më meritorët që Napoli u shpall kampion i Serie A.

Klubi ka njoftuar zgjatjen e kontratës me një postim në rrjetet sociale.

“SSC Napoli njofton se ka zgjatur kontratën për paraqitjen sportive të futbollistit Amir Rrahmani deri më 30 qershor 2027 me opsionin e klubit për ta vazhduar atë deri më 30 Qershor 2028”, thuhet në njoftim.

Rrahmani kishte kaluar në Napoli nga Hellas Verona, ku tregoi po ashtu paraqitje shumë të mira.