Zyrtare: Amerikani Dachon Burke përforcon Ponte Prizrenin

Klubi i basketbollit Ponte Prizreni është përforcuar me basketbollistin amerikan, Dachon Burke Jr.

Klubi prizrenas ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Burke Jr, i cili do të vije si zëvendësues i Steëart që u larguar javë më parë, shkruan Demokracia.com.

Burke Jr kishte bërë karrierë edhe më parë në Kosovë te Sigal Prishtina vitin e kaluar.

“Skuadra jonë pas marrëveshjes së dyanshme javë më parë ndau rrugët me amerikanin Steëart ku si zëvendsim vjen fundori i shquar i cili la gjurmë vitin e kaluar me Sigal Prishtinën , bëhet fjalë për amerikanin Dachon Burke Jr. Pas kompletimit të dokumentacionit lojtari në fjalë do debutoj për ekipin”, thuhet në njoftimin e klubit