Chelsea ka njoftuar nënshkrimin e Alejandro Garnacho nga Manchester United.

Transferimi prej 40 milionë eurosh  u pa sot në ‘Stamford Bridge’, ku Garnacho ishte i pranishëm gjatë fitores 2-0 të Chelseat ndaj Fulham në Ligën Premier.

21-vjeçari ndoqi ndeshjen nga tribuna, ndërsa ekipi i Enzo Maresca siguroi një fitore pas disa vendimesh të diskutueshme të VAR-it.

Ardhja e argjentinasit në Chelsea ka përmbyllur periudhën e tij  tek United, ku ai nuk ishte më pjesë e skuadrës nën drejtimin e Ruben Amorim.

Garnacho nuk ka luajtur ende këtë sezon, pasi ai nuk ishte pjesë e planeve të Ruben Amorim.

Ai ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Chelsea, që do të zgjasë deri në vitin 2032.

🔍 https://t.co/hatJZu9Nrs pic.twitter.com/HAE72Tn52A

— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 30, 2025

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, reprezentuesi argjentinas pati disa fjalë për faqen zyrtare të klubit.

“Është një moment i pabesueshëm për familjen time dhe për mua që të bashkohem me këtë klub të madh. Mezi po pres të filloj”.

“Pashë Kupën e Botës për Klube dhe të bashkohem me kampionët e botës është diçka speciale, ne jemi ekipi më i mirë në botë”.

“Është fantastike të jem këtu dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Garnacho pas prezantimit.