BE

Zyra e BE-së: Pakoja e Mbështetjes së Energjisë – një tjetër pako evropiane për familjet në nevojë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës ka thënë se BE-ja ka lajme të tjerë të mira për Kosovën.

“Sot, Pakoja e Mbështetjes së Energjisë së BE-së lanson një tjetër pako mbështetëse për familjet në nevojë duke subvencionuar blerjen e drurit për ngrohje”, thuhet në shkrimin e Zyrës së BE-së në platformën X.

​ E sot në Prishtinë u bë prezantimi i masës 1.2 për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike te familjet me asistencë sociale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se secila familje do të jetë përfituese e shumës prej 120 euro për blerjen e lëndëve djegëse.

Përveç 120 eurove plus do të ndahet shuma prej 30 euro për secilin anëtar.

“Për një familje katëranëtarëshe do të jepen 120 euro, plus 120 për anëtarët”, ka vazhduar Murati.

Subvencionimi do të bëhet përmes llogarive bankare të familjeve përfituese. Janë 21 mijë familje me 81 mijë anëtarë përfitues.

Shuma totale e subvencionimit është pesë milionë euro.