Zymer Bytyqi asiston në barazimin e Konyasporit

Reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi ka asistuar në golin e parë të shënuar nga Konyaspori që barazoi të hënën ndaj Kashimpashas me rezultatin 2:2.

Ky duel i ka takuar javës së shtatë të Superligës së Turqisë. Bytyqi asistoi për golin e shënuar në minutën e 18-të nga egjiptiani, Koka.

Bytyqi luajti deri në fund, ndërsa te Konyasporti u aktivizua në minutën e 61-të edhe sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.

Te Kashimpasha deri në fund të takimit luajtën mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe mesfushori Loret Sadiku. Konyaspori zë vendin e gjashtë me 13 pikë, kurse Kashimpasha në pozitën e 16-të me gjashtë pikë.