Zyberaj shpalos vizionin për shtet ndërtim që përbën tri shtyllat kryesore, mes tyre aleanca me SHBA’të

Kandidati për deputet në listën e LDK’së, Jetlir Zyberaj ka shpërndarë një tjetër video ku ka bërë thirrje të votohet LDK’ja dhe ai si deputet me numrin 44.

Zyberaj ka shkruar se ka takuar mijëra qytetarët duke i treguar vizionin për shtet ndërtim në tri shtylla të cilat mund ti lexoni më poshtë.

Postimi i plotë nga Zyberaj:

Gjatë takimeve me mijëra e mijëra qytetarë, anekënd Kosovës duke shpalosur vizionin e shtetndërtimit.

Shtendërtimi i Kosovës bëhet mbi tri shtylla:

-Ruajtja dhe forcimi i marëdhënieve me aleatët, SHBA dhe BE.

-Mbyllja e marrëveshjes me Serbinë brenda tre muajsh.

-Zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi modern evropian i vendit.