Zyberaj i AKR-së: Në pozitat kyçe në parti e në institucione, kemi pasur gra të zonja

Kandidati për deputet nga lista LDK- AKR, Jetlir Zyberaj thotë se AKR që nga themelimi ka pasur mision angazhimin e gruas në politik dhe fuqizimin e saj përmes këtij angazhimit.

Në një takim me me Forumin e Gruas së AKR-së, Zyberaj shprehet se ata janë ndër partitë e pakta që në pozitat kyçe, si në parti si në institucione ka pasur të vendosura gra të zonjat.

Postimi i plotë:

AKR qysh nga themelimi e ka pasur mision në vetvete angazhimin e gruas në politikë dhe fuqizimin e saj përmes këtij angazhimi.

Jemi nga partitë e pakta në Kosovë që vazhdimisht në pozitat kyçe si në parti si në institucione ka pasur të vendosura gra të zonjat. Kjo qasje e jona është rikonfirmuar edhe në takimin e radhës që kemi pasur me Forumin e Gruas së AKR-së në vazhdën e mobilizimit të strukturave për zgjedhjet që po na presin.

Nuk do të pushoj asnjëherë ta them se na duhet një skenë politike gjithëpërfshirëse.

AKR e ka bindje dhe politikë të përbrendësuar që gratë do të vazhdojnë të luajnë një rol tejet të rëndësishme në ndërtimin e shtetit, ashtu siç bënë dikur në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.