Zvicra tradhton, ‘tradhtarin’ e Kosovës Andi Zeqirin, s’e fton në Euro 2020

Andi Zeqiri nuk është ftuar nga Zvicra për në Euro 2020

Sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri nuk është ftuar nga Zvicra për të luajtur në kampionatin europian 2020. Zeqiri i kishte premtuar fillimisht Kosovës së do të luante për ta, por mandej, pas kalimit në Brighton në Angli ai kishte ndërruar mendje.

Derisa më parë atë nuk e kishte ftuar Petkovic dhe ai vazhdonte të luante për U21 të Zvicrës, kurse tani Andi edhe pse u ftuar në listën e parë, ai ka mbetur jashtë listës me 26 lojtarë që do të luajnë në kampionatin Europian që fillon javën e ardhshme.

Në listën e publikuar sot, nga shqiptarët Petkovic ka ftuar vetëm Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Admir Mehmetin.