Zvicra lëshon fitoren nga duart, barazon me Uellsin

Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Uellsit kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të tyre në kuadër të Grupit A.

Zvicra ishte afër ta niste me fitore Kampionatin Evropian, por në fund u dorëzuan dhe duhet të kënaqen me një pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë shumë më të mirë dhe të hapur nga Zvicra, e cila tentonte me çdo kusht golin.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të mira të krijuara, shifrat mbetet të pa ndryshuara dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Pas këtij goli, zviceranët u kthyen paksa mbrapa dhe Uellsi shfrytëzoi për mrekulli situatën për të fituar terren dhe rritur sulmet.

Kjo situatë bëri që Uellsi ta gjej golin e barazimit me anë të Kieffer Moore (74’), i cili shënoi gjithashtu me kokë për 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, Zvicra e gjeti edhe një gol me anë të Mario Gavranovic (85’), por goli u anulua nga VAR-i dhe në fund ndeshja u mbyll me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Zvicra e sheh veten në pozitën e parë me një pikë, po aq sa ka Uellsi i treti, ndërsa Italia kryesor renditjen me tri pikë dhe Turqia e fundit pa pikë.

Në ndeshjen e radhës, Helvetikët luajnë me Italinë, ndërsa Uellsi me Turqinë.