Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka takuar udhëheqësit e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANSHA).

“Takimet dhe bashkëbisedimet koordinuese me institucionet e fushave të sigurisë janë vazhdimisht rruga për zhvillimin e përbashkët përpara. Me udhëheqësit e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANSHA), të prirë nga drejtori Bahri Nuredini e zëvendësdrejtori Shpetim Selmanaj, diskutuam për fushat e përgjithshme të bashkëpunimit. Konsolidimi i të gjitha dimensioneve të sigurisë dhe koordinimi i tyre është prioritet”, ka shkruar Ramadani.