Lidhur me paraqitjen e Fjolla Morinës mbrëmë në Skenderaj ka reaguar edhe zv/ ministri Koci.
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka reaguar po ashtu lidhur me paraqitjen e Fjolla Morinës në Skenderaj.
Ai i ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa foto të këngëtares pranë të cilave i ka shkruar edhe disa fjalë.
“Striptizi si “art” edhe në Sheshin Adem Jashari para femijëve! Qilu tokë e përbina!”, ka shkruar ai.
Lidhur me këtë rast ka pasur edhe reagime të tjera, mirëpo nga vetë Fjolla jo, përveç se i ka bllokuar komentet në Instagram.

loading…







