Zv/ministri i reagon Stanos: Nuk mjafton vetëm t’i dijë BE-ja shkeljet e Serbisë, por t’i dënojë ashpër ato
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të veprojë ndaj Serbisë e jo vetëm të mbajë shënim pasi kjo e fundit shkeli marrëveshjen e Ohrit.
Në një reagim ndaj Stanos i cili tha se “BE po mban shënim për votën kundër të Serbisë”, Ahmeti tha se për më tepër Daçiqi dëshiron edhe ndarjen e Bosnjës.
“Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që votuan në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore”, ka shkruar në Twitter Ahmeti.
“Për më tepër, shefi i diplomacisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e BeH. Kjo nuk është një gjë që BE-ja ta dijë, por ta dënojë ashpër”, vijon tutje postimin zëvendësministri i Jashtëm.
By voting against & threatening those who were in favor of yesterday's vote for 🇽🇰 membership at @coe, Serbia violated the Basic Agreement.
— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) April 25, 2023
Furthermore, FM Ivica Dacic declared that Serbia wants partition of BiH. This is not smth for the EU to be aware of, but to harshly condemn.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Megjithatë, Stano nuk deshi t’i përgjigjet pyetjes nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.