Sot ka pasur zhvillime në Veriun e Kosovës.
U pretendua se Forcat e Armatosura të Kosovës(FSK) kanë shkuar në Veriun e Kosovës.
Zv-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka demantuar këto pretendime, raporton Ballkani.info.
Ai në një status në Facebook shkroi se kjo është propagandë e Serbisë që i shërben lidershqipit në Beograd.
Postimi i plotë i Ramadanit
Janë veç spekulime dhe propagandë, FSK nuk ka shkuar në veri
Duke parë spekulime dhe propagandë të vazhdueshme të lidershipit dhe mediave në Serbi, sidomos nga dita e djeshme, e bëj të qartë për opinionin se Ministria dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe asnjë lëvizje në veri të Kosovës.
Përkundrazi, MFSK, gjegjësisht FSK vazhdon angazhimet e saj të rregullta dhe në normalitet.
Ne respektojmë mandatin ligjor dhe Kushtetutes, ku përgjegjësitë reaguese në situata të tilla i takojnë Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.
Asgjë të vërtetë nuk ka nga këto spekulime dhe kjo propagandë.
Kjo propagandë ka për qëllim t’i shërbejë qëllimeve politike të lidershipit në Serbi.
Mos bjerni pre e kësaj propagande!







