Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani ka reaguar ashpër pas publikimit të shkrimit të ministres Donika Gërvalla ku kritikonte Grenellin dhe Trumpin.

Ai pas kësaj ka kritikuar e ofenduar ashpër gazetarët të cilët e kanë publikuar.

Gashani, i cili u bë horë publikisht në një televizion ku iu zbulua punësimi i motrës te bashkwpartiaku i GUXO-s, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka quajtur gazetarwt dhe opinionistwt “zëdhënës oligarkësh” e “hyzmeqarë të grupeve të interesit”.

“Hyzmeqarë të grupeve të interesit, gazetarë që vetëm gazetarë më nuk janë, zëdhënës oligarkësh, zyrtarë të lartë të rënë nga vakti, funksionarë e politikanë të rrëzuar e, gjithsesi, të rrënuar, që ‘janë të gatshëm të kontribuojnë për çAshtjen’ – sidomos duke nënshkruar diku – dhe kameleonë të tjerë eternalë, që nga dje, nën ethe, me gëzimin e shpresën që ua ushqejnë qarqe që këta i njohin vetëm përmes ndërmjetësve dhe me energji të rilindur, po e mbrojnë superfuqinë më të madhe që ka prodhuar njerëzimi dhe fanarin shëndritës të demokracisë, nga Kryeministri Kurti dhe nga zëvendësja e tij Gërvalla. Lum miqtë e mëdhenj të Kosovës për këta protektorë!”, ka shkruar Gashani në Facebook. 

Në vitin 2021, ishte kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale kishte përshëndetur humbjen e Trumpit.

Ajo kishte thënë se as Trumpi dhe as Grenelli, nuk janë interesuar asnjëherë për Kosovën.

“Në Gjermani Grenelli ka qenë një ambassador skandaloz dhe po aq skandaloz ka qenë si i dërguar i presidentit amerikan në Kosovë. Qytetarët amerikan i kanë larguar tashmë që të dy nga postet e tyre të larta. Të dy kanë tentuar më pas që zgjedhjet e lira në Amerikë të mos i pranojnë duke i quajtuar të manipuluara, gënjeshtra këto që kulmuan në sulmin e armatosur ndaj Kapitolit duke i shfaqur botës ndër imazhet m ë të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë nga Amerika.

“As Trumpi dhe as Grenelli nuk janë interesuar asnjë herë për Kosovën, ata interesohen vetëm per veten e tyre. Për fat të mirë, Grenelli mbetet vetëm një episod i shkurtër dhe i shëmtuar për vendin tonë“.

“Sa mirë të dish që Grenelli është vetëm një kapitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter. Zoti i ka bekuar Amerikën dhe Kosovën dhe miqësinë e tyre të përhershme”, thoshte Gërvalla.