Zv/kryeministri i Shqipërisë për vozitjen 225 km/h: Idiotët me “Lamborghini” dhe “BMW” meritojnë të mbyllen brenda

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erion Braçe, ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj ngasjeve me shpejtësi të madhe që po bëhen ditëve të fundit në rrugët e Shqipërisë.

Braçe përmendi edhe rastin e dy kosovarëve që punojnë në Zvicër e që kishin vozitur makinat e tyre “Lamborghini” dhe “BMW” me një shpejtësi prej 225 km/h.

Numri dy i Qeverisë së Shqipërisë tha se “Idiotët me Lamborghini dhe BMW meritojnë të mbyllen brenda”.

“NUK HABITEM QE, IDIOTET ME LAMBORGINI E BMV NUK I KISHIN MAKINAT E TYRE! Pra, I KISHIN MARRE BORXH NE ZVICER! Me habit qe per “flutirimin” ketu, DO GJOBITEN NE ZVICER NGA 1000-1500 EURO, nderkohe qe ketu ku shkelen cdo ligj PAGUAN 2-3 HERE ME PAK! Pra, KEMI NJE PROBLEM TE MADH ME LIGJIN PER IDIOTET QE I KTHEJNE MAKINAT NE TANK VRASES NE RRUGE! Jemi shume larg Evropes!Ne fakt ne ende se quajme VRASJE aksidentin e nje individi qe e nget makinen me 228 kilometer ne ore! Nga ketu duhet ta nisim dhe keta jane pakica qe meritojne te kyçen brenda!”