Donika Gërvalla

“Zonja tullë”; “të lë pa fjalë prej budallallëkut”: Fillojnë talljet me Gërvallën që ia gaboi emrin Kadaresë

Huqjet e Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duket se nuk kanë të ndalur. Ajo dje gaboi sërish. Derisa shkroi një status në rrjetin social “X” për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare, ajo ia gaboi emrin e gjeniut të letrave shqipe.

Duke u përpjekur të thur lavde për shkrimtarin në fjalë, ajo në vend të Ismail Kadare kishte shkruar: “Ismael Kadare”.

Ky nuk ishte gabimi i vetëm në statusin e saj të shkurtër.

Kjo huqje iu ka ra në sy menjëherë oponentëve politik të Gërvallës dhe shumë gazetarëve.

Ata kanë filluar talljen me gabimin e radhës së shefes së diplomacisë kosovare.

Ndër të parët që ka reaguar ka qenë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila është edhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka thënë se shefja e diplomacisë të lenë pa fjalë prej budallallëkut.

Donika të len pa fjalë prej budallallëku!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Gabimi i Gërvallës ka nxitur reagime të shuma edhe tek gazetarët dhe njohësit e politikës së jashtme.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar duke thënë se ka menduar që ministrja e Arsimit do të ia gabon emrin Kadaresë.

“Une ju thojsha ndalne Arberien e nuk me shkojke mendja se Donika e bon mut. Zot runa prej budallve!”, ka shkruar Kajtazi.

Kurse, gazetari Lirim Mehmetaj shefen e diplomacisë e ka quajtur “Zonja tullë.

Domethënë edhe Kadarese ia gaboi emrin. Zonja tulle”, ka shkruar Mehmetaj në profilin e tij në “Facebook”.

Në raporton me ministren në fjalë, talljen nuk e ka ndalur as Emir Abrashi nga “Demokracia Plus”.

Pata fillu te shqetesohem…”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Duket se ministret e Qeverisë Kurti kanë probleme me emrat dhe mbiemrat shkrimtarëve të mëdhenj.

Në fillim të muajit të kaluar, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbëria Nagavci, ia kishte huq mbiemrin shkrimtarit turk Organ Pamuk. Në një deklaratë të saj për Klan Kosovën, në të cilën po tregonte se ishin duke diskutuar për tekstet dhe librat e Orhan Pamukut, ajo ia huqi mbiemrit duke ia shtuar dhe një shkronjë.

….po diskutojmë për tekstet e Orhan Pambukut, librat që kryeministri…kështu që plotë shumë zgjidhje”, ka thënë Nagavci.

Ndryshe nga Nagavci, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është e njohur për gabime e saj të shumta.

Huqjet e saj zakonisht bëhet meme nëpër rrjete sociale.

Gabimi i saj i fundit ishte në letrën që ia kishte dërguar Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku zotohet sërish së Qeveria e Kosovës do ta zbatojë obligimin për Asociacionin.

Kjo letër ishte nisur në kohen kur pritej të mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku nuk ishte përfshirë fare në agjendë anëtarësimi i Kosovës.

Përfaqësuesit e opozitës dhe njohësit e proceseve politike kishin vlerësuar se shefja e diplomacisë ia kishte huqur adresës ku e kishte nisur letrën.

Sipas tyre, letra do të duhet ë dërgohej në Këshill të Ministrave të KiE-së, e jo në Asamble, e cila më herët kishte votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Në statuset e saj në “X”, ajo jo rrallë ia huq emrat dhe pozitat e zyrtarëve më të cilët takohet.

Në postimit e saj, ajo gabon shpesh edhe flamujt e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës.