Në mbledhjen e 328-të, të enjten, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) me propozimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, në pozitën e nënkryetares së kësaj gjykate ka caktuar gjykatësen Ilire Vitija.
Një propozim i tillë u përkrah nga të gjithë anëtarë e KGJK-së, më pas kryesuesi Albert Zogaj njoftoi se mandati i Vitijës si nënkryetare do të jetë aq sa e ka mandatin kryetarja Shabani-Rama, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, në këtë takim, Albert Zogaj u rizgjodh në krye të Këshillit.







