Zyrtari i lartë i LVV-së, Avni Zogiani, thotë se LDK-ja është taksirat për vendin dhe e parti e çuditshme.
Ai thekson se edhe pse deputeti i kësaj partie, Fetah Rudi, ka akuzuar publikisht Fatmir Limajn për përfshirjen në atentatin e tij, i njëjti ka bërë koalicion me të.
“Nje subjekt i tille politik eshte i rrezikshem per vendin duke qene se eshte ne gjendje te beje gjithçka per interesa te ngushta” shkruan Zogiani në Facebook.
Postimi i plotë:
Nje parti si kjo eshte taksirate per vendin! LDK eshte nje parti e çuditshme… Fetah Rudi ka bere qeveri me Fatmir Limajn edhe pse e akuzon publikisht ate per perfshierje ne atentatin ndaj tij.
Nje subjekt i tille politik eshte i rrezikshem per vendin duke qene se eshte ne gjendje te beje gjithçka per interesa te ngushta.








