Zjarri në Suharekë: Deri më tani të djegura rreth 200 hektarë, flakët po përhapen me shpejtësi

Fshati Studençan dhe fshati Tërnje në Suharekë janë kapluar nga zjarri gjatë pasditës të së dielës.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur që një zonë prej 200 hektarësh e cila është shumica me shkurre  dhe një  pjesë e malit është  kapluar nga flakët dhe se ajo është duke avancuar me shpejtësi shkaku i temperaturave dhe erërave të forta.

Departamenti i zjarrfikësve bashkë me qytetarët dhe policinë  janë në vend të ngjarjes duke e lokalizuar zjarrin.