Zjarr
Zjarri në ndërtesë, banorët në ballkone VIDEO/FOTO
Banorët e bllokut ku ka shpërthyer zjarri, janë bllokuar brenda banesave të tyre.
Ata e kanë të pamundur të dalin jashtë, pasi tymi ka pushtuar korridoret e ndërtesës.
Zjarrfikësit kanë urdhëruar banorët të dalin nëpër ballkone derisa të shuhet zjarri.
Deri më tani nuk ka persona të lënduar ndërsa zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin në zyrat e një kompanie të sigurimeve e cila ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.