Zjarri në malin me pisha të Shëngjinit shkakton dëme të konsiderueshme

Zjarri masiv i rënë gjatë natës në malin me pisha te Shëngjinit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Flakët ranë fillimisht në vendin e quajtur Lugu i Lemës për t’u përhapur pastaj më shumë.

Zjarrfikësit dhe policia ishin në vendngjarje gjatë natës, mirëpo terreni i vështirë malor e bëri të vështirë shkuarjen në vend dhe izolimin e vatrës së zjarrit.

Era përhapi edhe më tepër vatrat.

Nevojitet ndërhyrja nga ajri për të neutralizuar edhe vatrat e vogla që kanë mbetur e që mbeten rrezik për riaktivizimin e zjarreve të mëdha.

loading…