Zjarri mbrëmë përfshiu arën me grurë të vëllezërve Geci- a po dyshojnë ata në Hashim Thaçin?

Ara me grurë e vëllezërve Geci u përfshi nga një zjarr në orët e vona të natës së kaluar.

Këtë e ka bërë të ditur Nebih Geci mes një postimi në faqen e tij në Facebook.

“Tani në këto orët e vona në Skenderaj pikrisht në fashtin Kopiliq ju vue zjarri grurit tonë në mënyrë të qëllimshme”, ka shkruar Geci.

“Zjarri është vënë në 10 apo 15 vende në mesin e arave”

Ai akuzon policinë e Skenderajit se nuk kanë arritur të vijnë me kohë në vendin e ngjarjes.

“nuk kanë kerre thueht sipas tyre”, ka shkruar Geci. Ai ka falëndruar zjarrfikësit të cilët erdhën me kohë dhe fikën zjarrin.

Geci ka vënë dyshime serioze se ky zjarr është vënë nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

“Fshati Kopiliq është ngjite me fshatin Buroje nga vjen edhe Hashim Thaçi”