Zjarrfikësit që rrezikuan jetën mbrëmë deri në orën 03:00 të natës, paguhen vetëm 430 euro

Zjarri që shpërtheu dje në fshatrat e Mitrovicës mobilizoi banorët e fshatit dhe zjarrfikësit.Këta të fundit rrezikuan edhe jetën e tyre për të fikur zjarrin që ishte përhapur në Cërnushë deri në orën 03:00 pas mesnate.

E për këtë mision të shenjtë që e rrezikojnë edhe jetën paguhen jo më shumë se 430 euro në muaj.

Për punën që kanë bërë dje u përgëzuan edhe nga kryetari, Bedri Hamza e nënkryetari, Arian Tahiri.