Anëtarët e ekipit malazez të kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë një grua nga rrënojat në Turqi mëngjesin e sotëm.

Ata punojnë njëlloj me humanitarët e tjerë për të hequr pasojat e tërmetit shkatërrues dhe për të gjetur të mbijetuar në rrënoja, transmeton portali malazez Dan, transmeton Ballkani.info.

Mëngjesin e sotëm kanë pasur mundësinë të shpëtojnë një person, gjegjësisht kanë nxjerrë një femër nga rrënojat.

Të gjithë anëtarët e skuadrës janë në gjendje të mirë psikologjike dhe fizike, dhe që nga pasditja e djeshme janë angazhuar në pastrimin e fushës dhe ndihmën ndaj shtresave në nevojë.

Sipas informacioneve të portalit Dan, në ekip ndër të tjera janë edhe zjarrfikës dhe shpëtimtarë nga Kotorri, Tivati, Nikshiq…