Pak çaste më parë tribuna qendrore e stadiumit të Skënderbeut në Korçë është përfshirë nga flakët.

Nga pamjet shihen zjarrfikësit duke intervenuar dhe po e fikin zjarrin.

Flakët kanë përfshirë tribunën e stadiumit, duke shkaktuar dëme materiale. Shkak për rënien e zjarrit dyshohet se janë frigoriferët që kanë qenë brenda tek pjesa ‘vip’ tek tribuna.