Zjarr

Zjarr në sipërfaqe hamullore në Fushë Kosovë dhe në një zonë malore në Mitrovicë

Ditën e së dielës, zjarri ka përfshirë një pjesë të komunës së Fushë Kosovës.

Sipas pamjeve të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet një pjesë e cila është kapluar nga flaka.

Po ashtu edhe fshati Koshtovë e Vllahisë në komunën e Mitrovicës raportohet të jetë përfshirë nga zjarri.

Në një foto që është shpërndarë shihet se zjarri ka shpërthyer në male dhe në toka bujqësore.

Lidhur me rastet në fjalë ende nuk ka komunikim zyrtar nga komuna e Fushë Kosovës dhe Mitrovicës.

Pamje nga Fushë Kosova