Të paktën katër persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit të madh që ka kapluar një qendër tregtare në qytetin Chizhou të provincës kineze, Anhui, bëjnë të ditur mediat e huaja të martën mbrëma.

Tym i dendur është parë në kompleksin tregtar në qendër të qytetit, pasi zjarri shpërtheu në katin më të lartë.

Njësiti i zjarrfikësve dërgoi 12 kamionë për të shuar zjarrin, derisa gjashtë persona të tjerë u dërguan në spital.

Sipas autoriteteve kineze, ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit.

#中共國在燃燒🔥
🔥🔥🔥 4月6日,安徽池州一商业广场发生火灾。现场火势较大,浓烟滚滚⋯⋯ pic.twitter.com/csUYm6EBGw

— 輕煙姐姐141913(備用號) (@qingyanjiejie) April 6, 2021