Kryetarja e parlamentit, njëherë edhe nënkryetare e LDK’së, Vjosa Osmani ka folur për media pas takimit me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalyia Apostolova.

E pyetur nga gazetarët për veprimin e Ministrit të ri të Mbrojtjes, Anton Quni, i cili ka emëruar  si këshilltar ish-ministrin Rrustem Berisha i cili akuzohet për korrupsion, thotë se nuk ka njohuri shumë për këtë gjë.

Ajo tha se e njeh mirë Qunin dhe se është me rëndësi që ministrat e ri të bashkëpunojnë me njerëz profesional me arsyetimin që mos të fillohet puna nga zero.

“E para sa i përket veprimit të Qunit, është çështje që duhet të përgjigjet ai, sepse nuk kam njohuri të sakta çfarë ka ndodhur, mirëpo duke e njohur mirë Qunin, ministrinë e tanishëm,  po besoj që e ka bërë me qëllim të një ndërtimi të një konsistence, është tejet me rëndësi që kur të vinë ministrat e ri të bashkëpunojnë me staf profesionale, që nënkupton me ata më herët për shkak të mos fillohet puna nga zero”, tha ajo në deklaratën e saj për media pas takimit më Apostolova.