Zidane vlerëson se Reali ishte superior në pjesën e dytë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka vlerësuar se Real Madridi ishte superior në sulm në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Barcelonës.

Real Madridi triumfoi 2:0, ndërsa dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Vinicius Junior (71’) shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa Mariano Diaz (90+2’) realizoi golin e dytë.

Real Madridi është kthyer në krye të La Ligas me 56 pikë, një më tepër se Barcelona që gjendet në pozitën e dytë.

“Ndjenjë shumë e mirë. Pjesa e parë ishte pak e komplikuar. Në pjesën e dytë ishim shumë mirë, në sulm ishim superior dhe mbi të gjitha bëmë presion. Kundër skuadrave të tilla duhet të bësh këtë, të bësh presion të lartë”, ka thënë Zidane. “Jam shumë i lumtur për Viniciusin. Ai e ka merituar golin. Ishte një gol i rëndësishëm ndaj një kundërshtari të rëndësishëm. Edhe për Marianon jam i lumtur, pasi nuk ka qenë e lehtë për të, për faktin se nuk ka luajtur shumë. Të gjithë janë të lumtur për Marianon pasi ka dhënë [do gjë në fushë”, ka thënë Zidane.