Futboll

Zidane tenton t’u shmanget pyetjeve për Pogban dhe Neymarin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, tentoi t’u shmanget spekulimeve për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, dhe sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Neymarin, gjatë konferencës për shtyp.

Afati kalimtar mbetet i hapur për klubet spanjolle deri më 2 shtator dhe ballinat e gazetave spanjolle janë të mbushura me spekulime për prurje të reja në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, Zidane nuk ishte ne disponim për t’i nxitur këto spekulime në konferencën e tij të fundit, të cilën e mbajti sot.

“Neymari nuk është lojtar i Real Madridit. Më e rëndësishmja këtu janë lojtarët që i kemi në skuadër. Pauli është një lojtar që luan për Manchester Unitedit, duhet ta respektosh këtë gjë”, ka thënë Zidane.

“Jam i lumtur me lojtarët që i kemi. Vetëm jam i përqendruar te ndeshja e nesërme, asgjë tjetër”.

“Jemi gati dhe dëshirojmë të luajmë mirë. Unë i kam lojtarët më të mirë, gjithmonë e kam thënë këtë gjë. E vetmja që për të cilën po shqetësohem është se çfarë do të bëjmë nesër”.

Për Neymarin besohet se do ta preferonte transferimin në Barcelonë, mirëpo AS raporton se ai është i gatshëm ta pranojë kalimin në Real Madridi nëse katalonasit s’arrijnë marrëveshje me Paris Saint-Germainin këtë verë.

Në anën tjetër, pas tentimeve të Manchester Unitedit për t’i shuar spekulimet për Real Madridin, vëllai i mesfushorit francez, Matthias Pogba, i ktheu sërish në vëmendje ato spekulime me deklaratat e tij.