Zidane: Real Madridi lider i ligës, por kjo s’do të thotë asgjë

Zinedine Zidane nuk dëshiron të bjerë në eufori nga fakti se Real Madridi është lider i La Ligës, duke këmbëngulur se kjo nuk do të thotë asgjë.

Pas fitores 2-0 kundër Osasunas të mërkurën mbrëma, Real Madridi e mori kreun e ligës elitare spanjolle, por trajneri francez mendon se është tepër herët të flitet për renditjen tabelore.

“Ne jemi liderë, por kjo nuk do të thotë asgjë”, tha Zidane në një konferencë për media pas lojës.

“Ajo që ka rëndësi është të vazhdojmë në rrugën e duhur. Na duhet të besojmë në atë që e bëjmë”, shtoi ai.

“Do të kemi kohë të vështira”, u shpreh Zizu.

loading…