Zidane prezantohet te Reali: Jam i lumtur për rikthimin në shtëpi

Trajneri Zinedine Zidane është prezantuar te Reali, nëntë muaj pasi u largua nga klubi.

Francezi ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022. Ai në konferencën për media ka thënë se kjo është ditë speciale për të.

“Jam shumë i lumtur që po rikthehem në shtëpi. Dua ta kthej klubin aty ku e ka vendin. Nesër i kthehemi punës. Nuk kam shkuar shumë larg sepse jetoj këtu dhe jam i lumtur që jam kthyer në punë në klub”, ka thënë ai në konferencë.

“Isha larguar sepse kisha nevojë të largohesha. Ishte i nevojshëm ndryshimi dhe tani kam zgjedhur të kthehem sepse presidenti më thirri. Jam këtu prapë”, ka thënë ndër tjerash ai.