Trajneri

Zidane pas humbjes së Real Madridit: Nuk brengosem

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka këmbëngulur se nuk është i brengosur me humbjen e skuadrës së tij 1:0 kundër Real Mallorca të shtunën, por e ka pranuar se lojtarët e tij duhet të tregojnë vazhdimësi nëse duan të fitojnë ndonjë trofe këtë sezon.

Madridi e humbi udhëheqësinë në La Liga pas kësaj humbjeje, pasi u tejkalua nga Barcelona, e cila e mundi 3:0 Eibarin në udhëtim në të njëjtën ditë.

“Problemi është se ne duhet të tregojnë çdo tri ditë se jemi të mirë”, tha Zidane pas ndeshjes të shtunën mbrëma.

“Por ne nuk po e bëjmë, është e vështirë”, shtoi ai.

Trajnerit francez nuk i pëlqen të thotë se është i brengosur.

“Nuk them se jam i brengosur sepse nuk më pëlqen kjo fjalë, por nëse duam të fitojmë diçka këtë sezon, duhet të tregojmë vazhdimësi”, shtoi ai.

loading…