Zidane paralajmëron Realin, transferojeni Pogban ose do të këtë probleme

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke i thënë Florentino Perez-it ta transferojë në ekip Paul Pogban sa më shpejt të jetë e mundshme.
Bisedimet mes Realit dhe United janë ardhur drejt fundit ku “Djajtë e Kuq”, i kanë treguar çmimin për francezin.

“Nëse Pogba nuk vjen do të këtë probleme, për Zidanen ai është lojtari më i rëndësishëm pas Hazardit i cili u transferua para disa jave”, thotë Inda.

“Nuk mundemi ta blejmë Pogban me të njëjtin çmim si Kylian Mbappe, kjo është çmenduri”, ka thwnw Inda. Reali i ka thënë United se dëshiron ta blejë lojtarin për 125 milionë euro, mirëpo “Djajtë e Kuq”, kanë kërkuar 165-170 milionë euro.