Zidane mban stërvitjet me pesë mungesa të mëdha para El Clasicos

Real Madridi është ende pa pesë lojtarë kyç për shkak të lëndimeve, mirëpo Gareth Bale, Casemiro dhe Mendy u kthyen në skuadrën e Zinedine Zidane dhe u stërvitën plotësisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Në seancën stërvitore të së martës në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas, munguan pesë lojtarë të lënduar: Eden Hazard, Lucas Vazquez, Marcelo, Marco Asensio dhe James Rodriguez.

Kolumbiani punoi në fushë me dhe pa top, përderisa po e synon shërimin nga lëndimi. Ai duket se është afër ta arrijë këtë qëllim, mirëpo ende s’ka filluar të stërvitet bashkë me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk do të jetë në dispozicion për El Clasico.

Në anën tjetër, Casemiro, i cili u pushua për ndeshjen kundër Valencias, dhe Mendy, i cili ishte i lënduar, janë të gatshëm për përballjen e madhe me Barcelonën të mërkurën.

Zidane i ka 21 lojtarë në dispozicion për t’i ftuar për ndeshjen në Camp Nou, të mërkurën në orën 20:00. Ai e fitoi edhe Altuben dhe Fidalgon për t’u stërvitur me skuadrën, mirëpo vetëm i pari do të jetë me skuadrën për ndeshjen kundër Barcelonës, si portier i tretë.

Gareth Bale u stërvit plotësisht dhe nuk pati asnjë problem, gjë që ka shtuar dyshimet se ai mund të jetë titullar në El ClasicoEdhe Rodrygo dhe Vinicius janë opsion për ndeshjen kundër Barcelonës, mirëpo Bale mbetet favorit.