Zidane ka zgjedhur klubin ku dëshiron të vazhdojë karrierën

Zinedine Zidane dëshiron të marrë drejtimin e Juventusit.

Klubi italian është një opsion prioritar për trajnerin francez, i cili nuk ka qenë trajner që prej largimit nga Real Madridi në maj 2021.

RMC Sport raporton se Zidane është gati të pranojë një projekt afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, theksohet se Zinedine nuk po mendon të rikthehet në Real Madrid, edhe pse ky opsion nuk mund të përjashtohet plotësisht. Me klubin madrilen ka fituar dy herë kampionatin spanjoll dhe tre herë Ligën e Kampionëve.

Kontrata e trajnerit aktual të Juventusit Massimiliano Allegri është deri në vitin 2025. Shkarkimi i të gjithë stafit trajner mund t’i kushtojë Torinos më shumë se 20 milionë euro