Zinedine Zidane i ka të qarta objektivat e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Në konferencën për shtyp përpara derbit ndaj Getafes që do të zhvillohet këtë të enjtje, numri 1 i stolit të Los Blancos theksoi se sezonin e ardhshëm skuadra e tij nuk do të ketë objektiv parësor fitimin e Champions League, por titullin e La Ligas, pasi kampionati është kompeticioni ku Reali ka zhgënjyer më shumë në këto vitet e fundit me Barcelonën që në 11 sezon ka fituar 8 tituj kampion nëse llogaritet dhe ky i këtij viti, ndërsa Reali ka fituar vetëm 2 dhe Atletico 1.

Në 3 sezonet që ka drejtuar skuadrën merengues, Zidane ka fituar vetëm një titull të La Ligas.

Francezi nënvizoi gjithashtu se për të fituar Primera Division, Reali duhet ta nisë shumë mirë kampionatin pasi në të kundërt ky mision do të bëhet shumë i vështirë.