Zidane fajëson mbrojtjen për barazimin ndaj Villarrealit

Zinedine Zidane i ka lavdëruar futbollistët e vet që e fituan një pikë në minutat e fundit kundër Villarrealit, por e ka pranuar se mbrojtja e dobët i ka kushtuar ekipit të tij me humbjen e pikëve të radhës në La Liga.

Gareth Bale i shënoi dy gola për ta shpëtuar nga humbja dhe njëkohësisht për t’ia fituar një pikë Real Madridit, i cili dy herë e gjeti veten në disavantazh.

Anësori uellsian u përjashtuan me karton të kuq në fund të takimit, megjithatë.

“Ne po luanim mirë kur ata e shënuan golin e dytë, por jo edhe në çerekun e parë të lojës”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Ekipi reagoi mirë dhe ne merituam më shumë gola. Na duhet të përmirësohemi në mbrojtje sepse ne e dimë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë në sulm”, shtoi ai.

Në tri ndeshje deri tani, Real Madridi ka barazuar dy herë, ndërsa ka dhe një fitore.

loading…